Tepelenë- ‘Mos trego asgjë për vrasjen e bashkëshortit’!
policia vendore informon se ka bërë kallëzim M. M., pasi më 2 qershor në Tepelenë, një person i paidentifikuar e ka kanosur për të mos marrë pjesë në seancat gjyqësore që zhvillohen për vrasjen e bashkëshortit të saj, ngjarje e vitit 1997.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, pas një pune të mirorganizuar hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të V. Ll., 56 vjeç, banues në Fier.
Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”.