Ballina Bota Britanikja në pritje të dënimit me vdekje në Bali, shpreh dëshirën e...

    Britanikja në pritje të dënimit me vdekje në Bali, shpreh dëshirën e fundit drithëruese

    1


    Lindsay Sandiford është dënuar me vdekje për trafik drogash një dekadë më parë dhe tani ka shprehur dëshirën e fundit drithëruese teksa pret ekzekutimin me skuadër pushkatimi në Bali.

    Gjyshja britanike u dënua pas arrestimit në vitin 2013 teksa tentonte të trafikonte 1.5 milionë dollarë në vlerë kokaine në Indonezi.

    Dënimi në Indonezi për trafik drogash të kësaj mase është vdekje me skuadër pushkatimi, raporton e përditshmja britanike Mirror.

    Të burgosurit mund të zgjedhin të qëndrojnë në këmbë ose ulur para ushtarëve, të cilët marrin shenjë drejt zemrës për të siguruar vdekje të shpejtë.

    Nëse i burgosuri arrin t’i mbijetojë të shtënave të para, atëherë komandanti e qëllon në kokë.

    65 vjeçarja Sandiford, pret datën e saj të ekzekutimit pasi procedura nuk kryhet shpesh në Indonezi dhe të burgosurit shpeshherë presin më shumë se dhjetë vjet.

    Gruaja ishte vendosur në Indi në vitin 2021 pas ndarjes nga bashkëshorti, por u arrestua kur mbërriti në Bali nga Bangkok më 19 maj 2012, pasi në bagazhet e saj u gjet kokaina.

    Ish-sekretarja ligjore deklaroi se ishte detyruar të trafikonte drogën nga një bandë që i kërcënonte familjen.

    Por më pas ajo ndryshoi version kur mësoi se mund të dënohej me vdekje nëse shpallej fajtore.

    Gruaja u tha oficerëve se ishte ngarkuar të transportonte drogat nga koleksionisti britanik Julian Ponder.

    Për megjithse pranoi të merrte pjesë në operacionin për kapjen e Ponder ajo u akuzua dhe më pas u dënua me vdekje në 22 janar 2013.

    Kohën e saj në burg Sandiford e kalon duke thurur veshje të ndryshme të cilat përpiqet t’i shesë për të mbledhur para për veprimet logjike.

    Gjatë kohës në burg ajo është miqësuar me vrasësen Heather Mack, e cila po kryen 10 vjet për vrasjen e nënës së saj Seila von Wiese-Mack.

    Mack zbulon se Sandiford është bërë me temperament të vështirë nga burgu.

    Ajo thotë: “Ajo kalon gjithë ditën në qelinë e saj dhe nuk përzihet shumë me të burgosurat e tjera”, thotë ajo teksa shton se gruaja ka një dëshirë të fundit: “Ajo ka thënë se dëshiron të vdesë.”

    Sandiford ka pranuar dhe vetë se tashmë: “Nuk është më e vështirë për mua ta përballoj”.