Ballina Vendi Britani e Madhe/ Shqetësim për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth, monarkja tërhiqet...

Britani e Madhe/ Shqetësim për gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth, monarkja tërhiqet nga hapja e ceremonisë së Lojërave të Komonuelthit

1


Pjesëmarrja e mbretëreshës Elizabeth II në festimet për Jubileun e platintë të saj, me rastin e 70-vjetorit të vendosjes në fron ishte një gëzim i madh për britanikët, pas dyshimeve të kahershme gjatë fillimit të vitit për shëndetin e saj.

Por gëzimi duket se nuk do të zgjasë shumë pasi monarkja britanike sipas mediave në vend nuk do të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara për lojërat e Komonuelthit të kësaj vere në Birmingham.

Figura të larta të evenimentit të rëndësishëm sportiv në Britaninë e Madhe kanë thënë për DailyMail se për shkak të dobësisë që ndjen, monarkja 96-vjeçare, e cila është gjithashtu drejtuese e Komonuelthit, nuk pritet të marrë pjesë.

Bëhet e ditur se do të jetë i biri i saj, Princi Charles ai që do ta përfaqësojë familjen mbretërore.


Princi i Uellsit pritet që të qëndrojë në vend të nënës së tij në ceremoninë e hapjes muajin e ardhshëm, me një pjesëmarrje të madhe nga anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore duke pasur parasysh se konkursi është në terren.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ka të ngjarë të marrin pjesë në eventet që do të zhvillohen brenda disa ditësh, ndoshta së bashku edhe me prezencën e tre fëmijëve të tyre.

Konti dhe kontesha e Wessex dhe Princesha Anne do të jenë gjithashtu pjesëmarrës të profilit të lartë.
Mbretëresha është mbrojtëse e Federatës së Lojërave të Komonuelthit dhe ka humbur vetëm një pjesë të vogël të ngjarjeve gjatë shtatë dekadave të fundit, ndërsa Princi Eduard është zëvendës mbrojtës.

Madhështia e saj nisi stafetën Lojërave të Komonuelthit në Pallatin Buckingham në tetor, duke vendosur një mesazh sekret brenda saj që nuk do të lexohet derisa të zhvillohen Lojërat. Por në muajt e fundit asaj i është dashur të anulojë një sërë angazhimesh për shkak të asaj që Buckingham Palace e përshkruan si ‘probleme episodike të lëvizshmërisë’.