Një nga çiftet më të dashur të publikut shqiptar Klea Huta dhe Elgit Doda kanë realizuar një dasmë përrallore në jug të Shqipërisë, duke krijuar një kujtim magjik e të paharrueshëm.
Të rrethuar kudo nga bardhësia e arredimi me stilin ‘vintage’, emocionet e këtij eventi kanë qenë të pakrahasueshme, të reflektuar edhe në lotë.
Teksa fillimisht pamë Klean të prekur në nisje të ceremonisë, ka qenë edhe Elgit Doda i cili ka derdhur lotë të emocionuar në altar.
Pranë familjarëve, miqve dhe djalit të tyre të vogël, duket se as këngëtari i mirënjohur nuk ka arritur dot t’i përmbajë emocionet duke u prekur e duke krijuar një atmosferë akoma më magjike buzë detit.