Ballina Lajme Social Braktisja e fshatrave në Lushnje, gratë dhe vajzat mbajnë peshën e emigrimit...

Braktisja e fshatrave në Lushnje, gratë dhe vajzat mbajnë peshën e emigrimit të meshkujve

1

Emigracioni që ka përfshirë prej dekadash Shqipërinë ka çuar në braktisjen e fshatit. Fshati Matjan i Lushnjes është një nga zonat më të bukura turistike kodrinore dhe të gjithë banorët kanë të njëjtin mbiemër. 

Banorët pothuajse janë përgjysmuar sepse emigrimi, kryesisht i rinisë, ka prekur edhe këtë fshat. Bujqësia dhe blegtoria janë burimi i vetëm i të ardhurave ekonomike. Pesha e punës ka mbetur mbi supet e grave sepse burrat dhe djemtë kanë emigruar.

Mariglen Matjani ka mbetur në fshat sepse i duhet të plotësojnë periudhën 3-mujore për të mos shkelur në vendet e BE por edhe ai punon me sezone në Greqi.

Shërbimet bazë si pastrimi, furnizimi me ujë dhe infrastruktura rrugore janë shërbime të tjera që banorët e fshatit Matjan i kërkojnë pushtetit vendor që të ndërhyjë, pasi prej dekadash kjo zonë nuk ka investime.

Fshati Matjan i Lushnjes, aktualisht ka 35 shtëpi ndërsa vite më parë ishin me qindra!

/rtsh/