Ballina Vendi Bordi ul cmimin e naftes!Ja sa do te shitet!?

Bordi ul cmimin e naftes!Ja sa do te shitet!?

1

Nafta dhe benzina do të shiten më lirë ditën e sotme. Në mbledhjen e radhës Bordi i Transparencës ka vendosur se nafta do të shitet me pakicë 226 lekë për litër, benzina 208 lekë për litër, ndërsa gazi me 114 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tregtarët që do të abuzojnë me çmimet e produkteve ushqimore do të penalizohen me gjoba që variojnë nga 2 mln lekë për tregtarët e pakicës deri në 10 mln për shumicen.Akti normativ tashmë ka hyrë ne fuqi dhe parashikon që në rast se shkeljet përsëriten atëherë ndaj këtyre subjekteve do të meret masa e mbylljes së aktivitetit deri në sekuestrimin e malli.

Po ashtu në aktin normativ është e përcaktuar se  të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, duhet  të marrin masa për mbajtjen e rezervave për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit.

Njoftimi i plotë

Bordi i Transparencës në datë 1 Prill 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet. (Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.