Ballina Vendi Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend

Bordi i transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve në vend

1

Brenda 24 orëve Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimit e karburanteve.

Në mbledhjen e fundit bordi ka vendosur që Nafta të ketë çmim tavan jo më shumë se 209 lekë për litër nga 214 lekë/litri që ishte më parë.

Po kështu edhe çmimi i benzinës ka pësuar ule me 8 lekë,  tashmë nga 195 lekë/litri do të tregtohet me 187 lekë/litri.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar dhe do të vijojë të shitet me 71 lekë/litri. Ndërkohë çmimi i Naftës për peshkim është vendosur nga Bordi i Transparencës që të jetë 121 lekë/litër.

Bordi i Transparencës thekson se këto çmime janë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme.