Ballina Vendi Bojkoti i avokatëve, Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ e Ministrisë së...

Bojkoti i avokatëve, Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ e Ministrisë së Drejtësisë! Thirrja për Manjën: Ç’tensiono situatën, të negociojmë

1

Ndryshe nga daljet e mëparshme, kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë Sajmir Vishaj pati një qëndrim tjetër për bojkotin e avokatëve në seancat e masave të sigurisë pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore. Mëngjesin e kësaj të premte, e tregoi qartë mbështetjen e tij, megjithëse kishte rezerva për masat e sigurimit personal. Sipas tij, avokatët nuk duhet të shkojnë në plazh por duhet të protestojnë para KLGJ dhe Ministrisë së Drejtësisë pasi situata është alarmante.Një kërkesë e kishte për ministrin e Drejtësisë, për të cilin beson se do e ç’tensionojë situatën nëse shërben si negociator duke pritur në një mbledhje kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisë për problematikat që kanë.

“Është një situatë shumë e rëndë, nuk mund ta toleroj por edhe Ministri i Drejtësisë që është kolegu ynë duhet të mbajë qëndrim. Nuk ka ndodhur që avokatët të bojkotojnë masat e sigurimit. Njëri duhet të ulet. Shoqata t’i drejtohet ministrit për të ç’tensionuar situatat e avokatëve. Sot ne do bëjmë kërkesë që ministri të presë kryetarët e dhomave vendore. Nuk ka asnjë problem që kryetarët e dhomave të paraqesin problemet e tyre që të ketë një negocim për hartën e re gjyqësore.
Ministri është profesionist dhe e kupton shumë mirë çfarë do të thotë moszhvillimi i seancave pa praninë e avokatëve, ndaj besoj se do të jetë ai faktor mes dhomës së avokatëve dhe KLGJ. Unë kam pasur mendim kundër për masat e sigurimit. Janë emergjente dhe qeveria nuk duhet të heshtë sepse gjendja është alarmante.
Ka shumë në paraburgim që prezumojnë se janë të pafajshëm që një masë sigurimi do ta conte drejt lirisë. Ne duhet të protestojmë tek KLGJ, tek Miistria e Drejtësisë, jo duke vajtur në plazh”, tha Vishaj.