Ballina Vendi BMW-ja që ecte në krah të kundërt plagosi efektivin, policia kontrolle në...

BMW-ja që ecte në krah të kundërt plagosi efektivin, policia kontrolle në Shijak, dyshime se në mjet ishte dhe Aldo Avdylaj

1

Policia ka zbarkuar në Shijak ku po ushtron kontrolle në disa zona, në lidhje me plagosjen e policit në Durrës. Dy netë më parë një mjet tip BMW që drejtohej nga Hysen Pici i është bërë me shenjë nga policia që të ndalojë, por makina ka vijuar rrugën dhe ka goditur efektivët, njeri prej te cilëve ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti në fjalë udhëtonte në krah të kundërtën.

Kontrollet sot në Shijak po kryhen pasi ka dyshime se në makinë ishte dhe Aldo Avdylaj.

Ky i fundit akuzohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se janë ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese, por ende nuk është rënë në gjurmët e Avdylajt. Policia ka bllokuar mjetin tip BMW te fundit.