Ballina Vendi Biznesi “Caushaj” në Levan, një ndër serviset më të mëdha të automjeteve,...

Biznesi “Caushaj” në Levan, një ndër serviset më të mëdha të automjeteve, cilësohet një sipërmarrje model me mbi 35 të punësuar.

1

Nxënësit e shkollës industriale “Petro Sota” hapësira për praktikën në këtë biznes. E nisur mes viteve ‘93 –‘94 si një biznes i vogël në servisin e makinave sot ai është një ndër serviset më të mëdha të automjeteve në njësinë Levan, të bashkisë së Fierit.

Servis “Caushaj” ofron shërbimet sa mekanike dhe elektrike për të gjitha llojet e automjeteve jo vetëm në territorin e bashkisë së Fierit, por cilësia e punës ka bërë që të ketë klientelë thuaj nga e gjithë Shqipëria. Fillimisht me pak fuqi punëtore, sot në këtë servis janë të punësuar mbi 35 punonjës me një pagë që shkon nga 50 mijë lekë deri në 150 mijë lekë të rinj.

Por ajo që vlen të përmendet është fakti që mes këtij servisi dhe shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” në qytetin e fierit ekziston një marrëveshje bashkëpunimi. Rreth 15 nxënës tw kësaj shkolle, ushtrojnë praktikën pranë këtij biznesi duke bërë të mundur aftësimin dhe vënien në zbatim të njohurive që marrin në studimet e tyre.

Një veçanti tjetër e këtij shërbimi është fakti që ata janë të hapur për të punësuar djemtë e komunitetit rom të kësaj njësie të cilët me përfundimin e kurseve tremujore kanë një hapësirë punësimi duke bërë kështu një trajtim të barabartë mes komuniteteve.

Sipas pronarit të kësaj njësie shërbimi publik Isa Caushaj është i konsoliduar një bashkëpunim i fuqishëm me pika furnizimi për pjesët e makinave në Itali, Gjermani, etj. duke krijuar kështu bazën materiale aq shumë të nevojshme për mundësuar zgjidhjen e problemeve e të mjeteve motorike. Ndërkohë që një rëndësi të veçantë ai i ka kushtuar mjeteve të punës dhe sistemeve kompjuterike që përdoren për një shërbim sa më të kualifikuar në këtë drejtim./Tv Kombi/