Ballina Bota Birra derdhet lumë tek një autostradë në Florida, përplasen 5 kamionë

    Birra derdhet lumë tek një autostradë në Florida, përplasen 5 kamionë

    1

    Një autostradë në Florida u mbyll të mërkurën në mbrëmje. Arsye u bë derdhja e mijëra kanoçeve me birrë që mbuluan karrexhatën për shkak të një aksidenti. Një kamioni i ngarkuar me birrë, u përplas me 5 mjete të tjera të parkuara. Kjo ka sjellë bllokimin e qarkullimit, deri në pastrimin e rrugës. Mijëra kanoçe me birrë dhe kuti që kanë mbuluar rrugën.

    Sipas të dhënave paraprake, mjetet që kishin ndaluar në anë të rrugës, po ndihmonin një automjet të aksidentuar dhe kamioni me birrë, nuk mundi të frenonte në kohë. Fatmirësisht, aksidenti përfundoi vetëm me lëndime të lehta.