Ballina Lajme Bilanc pozitiv i kryebashkiakut Armando Subashi në drejtim të infrastrukturës arsimore dhe...

Bilanc pozitiv i kryebashkiakut Armando Subashi në drejtim të infrastrukturës arsimore dhe atë shëndetësore.

1

Mbi 60 institucione arsimore nën kujdesin e bashkisë. Rehabilitimi i institucioneve arsimore dhe qendrave shëndetësore ka qenë një nga sfidat e punës së bashkisë së Fierit nën drejtimin e kryetarit të saj Armando Subashi.

Vitit 2015, ai i formimit të bashkisë së madhe dhe të re, pas ndarjes territoriale do tw nxirrte në pah situatën në të cilën ndodheshin realisht institucionet arsimore dhe shëndetësore në këtë bashki. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e mbi 60 shkollave në bashkinë e Fierit nuk ka qenë një proces i lehtë.

Për të siguruara një infrastrukturë shkollore sa më komode për nxënësit dhe mësuesit bashkia e Fierit ka punuar së pari në drejtim të rikonstruksionit të plotë të atyre godinave të cilat kanë pasur një gjendje tepër problematike dhe të amortizuara në shkallën më të madhe.

Duke rrezikuar në jo pak raste edhe jetën e nxënësve, por edhe vështirësuar procesin mësimor. Tjetër aspekt i punës së bashkisë së Fierit ka qenë ajo e mirëmbajtjes së tyre vit pas viti ku përmes punës së ndërmarrjes së punëve publike dhe në çdo fillim të ri të vitit shkollore shkollat kanë qenë të riparuara të lyera, të hidroizoluara atje ku ka qenë e nevojshme, ndërkohë që në të gjithë territorin e bashkisë së Fierit nuk është asnjë shkollë pa sistemin e ngrohjes me sistem qendror, ngrohje elektrike apo edhe me sistem të ngrohjes me soba druri që është e përdorshme si në kopshte apo edhe në çerdhet e fëmijëve në të gjitha njësitë administrative duke mos bërë asnjë dallim në këtë mes.

Gjatë mandatit të parë u arrit rikonstruksioni i plotë i 10 shkollave në qytet e fshat, u rehabilituan 37 të tjera, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit arsimor, parashkollor e parauniversitar. Gjatë mandatit të dytë u vazhdua puna e nisur me investimet në ngrohjen e shkollave, ndërtimin e terreneve sportive, sistemimin e ambienteve të jashtme me qëllimin final kthimin e shkollave në qendra komunitare si dhe ndërtimin e një numri kopshtesh e çerdhesh të reja, për të mbushur vakumin e krijuar në qytet dhe në fshat për këtë shërbim.

Por nuk kanë munguar edhe rastet e ngritjes së shkollës nga e para si në rastin e rrëzimit të shkollës në Darëzezë nga tërmeti i rënë disa vjet më parë. Këto kanë qenë synimet dhe objektivat e punës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi në të dy mandatet e tij qeverisës./Tv Kombi/