tvkombi
tvkombi

Bie rrufeja në Shtëpinë e Bardhë, katër persona të plagosur

Bota

Publikuar ne:07:37 - 05/08/2022

Katër persona mbetën të plagosur pasi një rrufe ra në Lafayette Park në Uashington DC, pranë Shtëppisë së Bardhë. Ata ishin dy burra dhe dy gra thanë burime nga zjarrfikësit.

Sipas BBC, për shkak të afërsisë së parkut me selinë e presidencës amerikane, anëtarët e shërbimit sekret ishin ndër personat e parë që ndihmuan viktimat. Identiteti i të plagosurve ende nuk është konfirmuar.

Rrufeja goditi katër personat pranë një peme pranë gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Pas incidentit, një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës në vendngjarje. Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.

Sheshi Lafayette është një park publik prej shtatë hektarësh direkt në veri të Shtëpisë së Bardhë. Shpesh ai është e mbushur me vizitorë, veçanërisht gjatë verës.

Ju sugjerojmë