Ballina Vendi Biden: Ukraina do të ndihmohet me 600 tanke, 600 mijë armë anti-tank,...

Biden: Ukraina do të ndihmohet me 600 tanke, 600 mijë armë anti-tank, raketa kundër anijeve dhe artileri tjetër

1

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot në një konferencë shtypi në Madrid një paketë të re ndihme ushtarake amerikane për Ukrainën me vlerë rreth 800 milionë dollarë.

Por ai gjithashtu njoftoi se një koalicion prej më shumë se 50 vendeve në mbarë botën do t’i dërgonte Ukrainës sasi të mëdha armësh.

Ministri ynë i Mbrojtjes ka mbledhur më shumë se 50 vende, të cilat kanë premtuar se do të dërgojnë armë në Ukrainë. Është një përpjekje globale për të mbështetur Ukrainën: po flasim për pothuajse 140 mijë sisteme antitank, më shumë se 600 tanke, pothuajse 500 copë armë artilerie, më shumë se 600 mijë copë municione artilerie dhe raketa të fuqishme, raketa kundër anijeve dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”, pohoi i pari i shtetit amerikan në një konferencë për shtyp në Madrid.