Ballina Vendi Biblioteka e Fierit pasurohet çdo vit/Rreth 3000 libra të rinj futen çdo...

Biblioteka e Fierit pasurohet çdo vit/Rreth 3000 libra të rinj futen çdo vit në arkivën e bibliotekës që prej vitit 2017

1

Brisilda Gjata është lexuesja më e mirë në bibliotekën publike të Fierit. Ajo ka lexuar mbi 100 libra brenda një viti.

“Në përgjithësi mund të kem lexuar te 100 libra ose pak më shumë. Duke qenë se në fundvit biblioteka mori një nismë për mirënjohje ndaj çdo lexuesi, unë fitova një certifikatë dhe një trofe që më cilësoi si lexuesja më e mirë e vitit”, tha ajo.

Bibloteka ka edhe lexues në moshë të vogël, një ndër to është 5-vjeçarja Grejsi Bozdo.

Për të pasuruar këtë institucion memorie, bashkia ka çelur një fond për libra në gjuhë të ndryshme. Kjo falë vemendjes se vecante te kryetarit te bashkise se Fierit, Armando Subashi.

“Bashkia Fier së bashku me bibliotekën ka organizuar këtë aktivitet duke sjellë disa broshura për njohjen nga të rinjtë të vlerave të integrimit europian gjithashtu dhe stendës së huaj që biblioteka ofron për letërsinë e huaj, në të cilën të rinjtë mund të marrin shumë informacion se si hapat e integrimit europian do të bëhën të mundur edhe në Shqipëri”, tha drejtuesja e Drejtorisë së Integrimit Europian në Bashkinë e Fierit, Erinda Jovani.

Bibloteka përmban një gamë të gjerë librash. Çdo vit këto stenda pasurohen për të thithur lexuesit.

“Ne shërbejmë në katër sektorë, sektori i gjuhëve të huaja, sektori shqip, sektori periodik dhe sektori i fëmijëve. Në total deri tani janë një mijë lexues, që e frekuentojnë bibliotekën, në fondin e bibliotekës janë 50 mijë libra ku lexuesit kanë akses të plotë për të ardhur dhe lexuar në bibioltekë”, u shpreh drejtoresha e bibliotekës publike, Klodiana Gjata.

Rreth 3000 libra të rinj futen çdo vit në arkivën e bibliotekës që prej vitit 2017.