Ballina Sport Berlusconi shkruan historinë, ngjit ekipin modest në Serie A pas 100 vitesh...

Berlusconi shkruan historinë, ngjit ekipin modest në Serie A pas 100 vitesh histori

1

Monza është skuadra e fundit e promovuar në Serie A (2022-2023). Një moment historik për klubin e Silvio Berlusconit dhe Adriano Galliani, të cilët do të kenë edhe një herë mundësinë për të konkurruar me kategorinë më të lartë të futbollit italian, pas përvojës së gjatë të ndarë bashkë te Milani. Keqardhje për Piza, e mundur për herë të dytë në pak ditë, pas ndeshjes së parë 2-1.

Festa e Monza mund të fillojë, sepse në historinë e saj mbi 100-vjeçare ka arritur të ngjitet për herë të parë në Serie A, përkrah skuadrave si Inter, Milan, Juventus, Roma etj.

Silvio Berlusconi, presidenti i Monza, është shprehur i lumtur dhe krenar për DAZN, pas promovimit të klubit në Serie A: “Këtu në Monza kemi shkruar historinë. Objektivat në vijim? Tani dua të fitoj titullin dhe më pas Ligën e Kampionëve. Në jetën time jam mësuar të fitoj, le të shohim…”

Ky promovim historik në elitën e futbollit italian u bë i mundur nga Berlusconi dhe Galliani, dyshja e dikurshme triumfuese e Milanit. Monza fitoi në përballjen e dyfishtë me Piza, në finalen e “play off”-it. Tashmë, Berlusconi ka ëndrra të mëdha: “Dua titullin dhe Champions”.