Ballina Bota Berlusconi flet nga spitali: Është e vështirë, por do t’ia dal si...

    Berlusconi flet nga spitali: Është e vështirë, por do t’ia dal si gjithmonë

    1

    48 orë pasi u shtrua në spital, Silvio Berlusconi kërkoi të fliste me drejorin e gazetës Il Giornale.

    “Është e vështirë, por do t’ia dalë edhe kësaj radhe. Kam arritur të kem sukses edhe në situata të tjera të vështira dhe delikate”, citohet të jetë shprehur ish kryeministri italian.

    “Toni i presidentit, padyshim, nuk është i njëjtë si gjithmonë, por zëri ishte i fortë dhe dëshira për të folur e madhe. Ai nuk është i ri, por ka shpirtin e luftëtarit, “ tha redaktori Augusto Minzolini ndërsa shtoi se ai më përshëndeti me mirësjellje si zakonisht dhe fjalia e parë që tha ishte në formën e një premtimi”, tha Minzolini.

     86-vjeçari, lider i ‘Forza Italia’ ka kaluar natën e dytë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Raffaelo në Milano ku u shtrua të mërkurën, dhe po trajtohet për një infeksion në mushkëri si dhe leçeminë.  “Jemi më të lehtësuar, ka një përmirësim! Ne kemi besim!’ tha vëllai i tij Paolo Berlusconi, i cili po i qëndron pranë. Gazetar: Artur Mata

    /rtsh/