Ballina Vendi Berlin, Balla takon Manuel Sarrazin: Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe...

Berlin, Balla takon Manuel Sarrazin: Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane

1

Gjatë qendrimit në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Etilda Gjonaj zhvilluan një takim me Të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla ka shprehur mirënjohjen Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Ballës, Gjermania mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 📍🇩🇪Berlin ➖ Një takim të frytshëm pune me Të Dërguarin e Posaçëm të Qeverisë Gjermane për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Manuel Sarrazin. Mirënjohje Qeverisë Gjermane për insistimin e saj për nisjen sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Republika Federale e Gjermanisë mbetet një partner i ngushtë dhe i besueshëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt familjes europiane.