Ballina Vendi Berisha në Elbasan, incident gjatë aktivitetit të fushatës

Berisha në Elbasan, incident gjatë aktivitetit të fushatës

1

Ka nisur jo pa incidente hapja e fushatës për kreun e PD-së, për ish-kryeministrin Sali Berisha në qytetin e Elbasanit, i cili është duke u zhvuilluar në “Teatrin Skampa”.

Sapo ish-kryeministri ka nisur fjalën para demokratëve, një i pranishëm në gjendje të dehur ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë.

Por vetë ish-kryeministri duke parë gjendjen e personit përballë e ftoi që të afrohej për të dëgjuar atë që kishte për të thënë.

Ka zgjatur vetëm pak minuta situata e tensionuar, dhe më pas personi është larguar nga podiumi.