Ballina Vendi Berisha del kundër Metës: Shkeli rëndë Kushtetutën me dekretin për Presidentin

Berisha del kundër Metës: Shkeli rëndë Kushtetutën me dekretin për Presidentin

1

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë kundër dekretit të Ilir Metës, i cili dekretoi sot lirimin nga detyra të kandidatit për President, Bajram Begaj. Berisha tha se akti i Metës është një shkelje e rëndë kushtetuese, pasi dekretet jashtë Shqipërie nuk kanë fuqi. Berisha shpjegoi se kur del jashtë vendit, presidenti i Republikës është kryetar Parlamenti.

Berisha: Vijmë tek dekreti i presidentit Meta. Në të drejtën kushtetuese europiane, dekreti e humbet fuqinë. As në Ambasadë nuk quhet. Kur je jashtë vendit, kryetari i shtetit je kryetar parlamenti, vende të tjera nuk e kanë këtë të drejtë. Ndryshoi hesapi tani. Nuk e imagjinonim që të kishte shkelje aq flagrante të kushtetues. Këtë deklaratë donim ta bënim në Kuvend. Po shkelmohet Kushtetuta.

Por si u “mbrojt” maxhoranca? Fill pas Berishës, për mediat doli në sqarim kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Balla tha se firma e Metës është marrë brenda ambienteve të konsullatës shqiptare në Stamboll, rrjedhimisht tokë shqiptare, duke legjitimuar dekretin e Presidentit.

“Kushtetuta është shumë e qartë, raporti i Komisionit të Ligjeve e ka sqaruar. Fantazmat kanë problem me gjeografinë. Të thuash që kjo çështje, që konsullata shqiptare në Stamboll nuk është tokë shqiptare, por është turke, është njësoj sikur ka thënë dikur që deti i Shqipërisë është i Greqisë, apo gjykatën e Parisit që e ka bërë gjykatë amerikane se nuk shkon dot vetë në Amerikë.”-tha Balla.