Ballina Lajme Belind Këlliçi: Jam gati të lë mandatin, sot hyj në primare

Belind Këlliçi: Jam gati të lë mandatin, sot hyj në primare

1

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka konfirmuar se do të dorëzojë pasditen e të enjtes formularin për të garuar në procesin e primareve të PD.

“Jam gati të lë mandatin, sot hyj në Primare!”, tha ai për ABC news.

Kandidimi i Këlliçit në primare vjen 24 orë pasi PD hapi zyrtarisht garën në procesin e primareve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Kandidatura e Belind Këlliçit, çfarë thonë Berisha e Meta

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Berisha u shpreh se e vlerëson nismën e tij, ndërsa për Metën rëndësi ka procesi i primareve dhe jo emri.

Meta: Për ne nuk ka asnjë rëndësi asnjë emër për asnjë funksion. Për ne ka rëndësi që procesi të jetë i mirëorganizuar dhe do të respektojmë çdo zgjedhje në primare. Qëllimi është fitorja e zgjedhjeve.

Berisha: Kandidati do të dalë nga primaret. Ne këtu ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre dhe e përgëzoj plotësisht. Sikundër përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës.