Ballina Vendi Bëhet nami në Itali/ Sekuestrohen 4.3 tonë kokainë dhe 2 mln euro...

Bëhet nami në Itali/ Sekuestrohen 4.3 tonë kokainë dhe 2 mln euro cash, 38 masa arresti mes Europës dhe Kolumbisë

1
F9880edbc811f4040daf68a4d1e80e26

Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare e Policisë së Triestes e koordinuar nga Drejtoria Antimafia, kanë sekuestruar 4.3 ton kokainë mëngjesin e sotëm.

Mediat italiane raportojnë se janë duke u kryer hetimet paraprake, ndërsa janë lëshuar 38 masa arresti për persona mes Evropë dhe Kolumbisë.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 2 milionë euro para cash dhe disa makina, mes tyre dhe një kamion.

Mendohet se kjo sasi pas shitjes në treg me pakicë do të kapte shifrën e 240 milionë eurove, ndërsa për ta blerë dyshohet se janë shpenzuar rreth 90 milionë euro.