Ballina Sport Bayerni nis merkaton, firmos për 4 vite me një austriak

Bayerni nis merkaton, firmos për 4 vite me një austriak

1

Bayerni ka prezantuar mëngjesin e kësaj të enjteje Konrad Laimer.

26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare. Laimer transferohet si një lojtar i lirë tek kampionët e Gjermanisë pas një aventure 6-vjeçare tek Leipzig.

Vetë mesfushori është shprehur entuziast për këtë aventurë të re, duke e konsideruar si një ëndërr që bëhet realitet për të. Klubi bavarez ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me Laimer, duke nisur kështu zyrtarisht merkaton.

Laimer do të jetë një vlerë e shtuar në mesfushë për Bayernin, që në këtë merkato pritet që të bëjë shumë ndryshime, pasi nis një epokë e re me trajnerin Thomas Tuchel. Bavarezët arritën që ta mbyllin vitin me fitimin e titullit kampion, pasi Dortmund u dorëzua në javën e fundit, duke i dhuruar Bayern të 11 trofe radhazi të Bundesligës gjermane. /Supersport