Tokat bujqësore në Vajkan të Fierit do të përfitojnë një sistem kullimi funksional, që do të ndikojë në rritjen e prodhimit bujqësor.Prej vitesh në këtë zonë mungonin investimet,duke i nxjer jashtë funksionit kanalet vaditëse dhe kulluese
Në vijim të punës për rehabilitimin e sistemit kullues, Bashkia e Fierit është fokusuar në Vajkan,ku po punon në mënyrë intensive.
Rehabilitimi i kanaleve kulluese, jo vetëm ndikon në rritjen e prodhimit bujqësor, por edhe redukton rrezikun nga përmbytjet gjat stinës së vjeshtës dhe dimrit.
Në këtë mënyrë sigurohet, që fermerët të mos kenë më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore