Ballina Vendi Bashkia e Fierit denoncon dëmtimin e ish fabrikes se...

Bashkia e Fierit denoncon dëmtimin e ish fabrikes se miellit në mënyrë të përsëritur,nga një grup të rinjësh!

1

Bashkia Fier,ka denoncuar mbremjen e sotme aktet vandale te disa te rinjve,te cilet ne menyre te perseritur,kane demtuar muret dhe ambjentet e Ish fabrikes se miellit.Ne momentet, qe te rinjte prishin dhe djegin ambjentet e jashtme, te ish fabrikes se miellit,disa prej tyre filmojne duke e konsideruar si nje aktivitet zbavites

Statusi i plote i Bashkise Fier:

Nuk do të donim asnjëherë që të publikonim pamje të tilla, por pas disa episodesh të përsëritura në qytet ku shkatërrohet dhe dëmtohet pasuria jonë publike, është e nevojshme. Ky grup të rinjsh, që nuk duam kurrësesi t’i klasifikojmë me ndonjë epitet jo të hijshëm edhe pse çdonjëri nga ne (qytetarët) natyrshëm mund ta thotë pa ndroje, dëmtojnë pa asnjë hezitim një objekt publik në qendër të qytetit dhe një prej vatrave të kulturës dhe artit fierak. Këto janë pronë e qytetit, e qytetarëve dhe secili prej nesh ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i mbrojë ato.

Të detyruar nga përsëritja e këtyre akteve vandale në qytet në objektet dhe investimet publike, këtë ngjarje e kemi përcjellë për veprime të mëtejshme edhe në Policinë e Shtetit. Qëllimi i një qytetarie nuk është vetëm të nxisim zhvillimin e mëtejshëm të jetës, por edhe të mbrojmë çdo centimetër të pronës sonë të përbashkët.