tvkombi
tvkombi

Bashkia e Fierit synon zhvillimin e saj, mbështetur në vizione dhe objektiva të përcaktuara qartë

Lajme

Publikuar ne:08:51 - 24/11/2022

E gjithë veprimtaria e bashkisë së Fierit është e mbështetur në një plan zhvillimi, vizioni i së cilës është përkthyer në objektiva strategjike, programe dhe projekte. Parimet kryesore i shërbejnë thellimit të potencialeve aktuale, si dhe realizimit të zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë të territorit.

Diversifikimi i sektorëve ekonomik, i përgjigjet karakterit dominues ekonomik rajonal të Fierit, si dhe potencialeve të fshehura të tij, që synohen të zhvillohen. Në territorin e Bashkisë Fier identifikohen katër sektorë kryesorë të ekonomisë, që do jenë motorët e zhvillimit dhe punësimit për vitet në vijim si bujqësia, industria, e cila bazohet në nxjerrjen e naftës në zonën ekzistuese të Mbrostarit, zhvillimin e industrisë së lehtë në zonat ekzistuese industriale dhe të Azotiku.

Shërbimet nënkuptojnë fuqizimin e Fierit dhe të dy poleve të tjera të rëndësishme në territor të Mbrostarit dhe Levanit. Për të siguruar bashkëjetesën e këtyre sektorëve, si dhe zhvillim ekonomik të barabartë nga pikëpamja e shtrirjes hapësinore, është propozuar specializimi i njësive administrative.

Kështu Fieri cilësohet si një qendër multifunksionale, kurse njësitë e tjera do tw klenw nw fokus si[as specifikave dhe potencialeve zhvillimin e bujqësisë dhe përpunimit bujqësor, turizmit bregdetar, shërbimeve. Në vazhdim të kësaj pwr sicilin vendbanim tw secilës njësi administrative studiohet zhvillimi ekzistues dhe potencialet avantazhuese./Tv Kombi/

Ju sugjerojmë