Ballina Vendi Bashkia e Fierit mbështet dhe inkurajon zhvillimin e blegtorisë në territorin e...

Bashkia e Fierit mbështet dhe inkurajon zhvillimin e blegtorisë në territorin e saj. Janë krijuar edhe investime model në këtë drejtim.

1

Krijimi i lehtësirave në zhvillimin e blegtorisë është një nga synimet dhe qëllimet e punës së pushtetit vendor në bashkinë e Fierit. Ato janë të shumta në numër dhe kanë krijuar një profil të qartë zhvillimi. Tashmë investitorët synojnë krijimin e një biznesi me cikël të mbyllur.

Një nga këto biznese në fushën e blegtorisë është kompania “Allidagu”, e cila i përket atyre sipërmarrjeve që vijnë nga një përpjekje titanike disa vjeçare, sakrificash dhe sfidash, për të ardhur në ditët e sotme si një aktivitet kampion në nivel kombëtar, të mbarështimit të derrit.

Kjo kompani përveç mbarështimit në investimin e saj ka krijuar një cikël të mbyllur prodhimi me produkte tërësisht vendase dhe bio. Përpos kësaj në bashkinë e Fierit funksionon një nga tregjet më bashkëkohore në rang vendi për tregtimin dhe therjen e bagëtive.

Në këtë treg prej muajsh vijnë tregtarë jo vetëm nga fieri dhe rrethinat e saj, por edhe nga bashkitë të tjera duke i dhënë kështu parametrat e një tregu rajonal me kapacitete të konsiderueshme tregtimi./Tv Kombi/