Ballina Lajme Bashkia e Fierit drejt ambicieve të saj për një bujqësi dhe blegtori...

Bashkia e Fierit drejt ambicieve të saj për një bujqësi dhe blegtori moderne dhe funksionale. Sot prodhimet fierake të vlerësuara në Europë.

1

Asnjë pëllëmbë tokë mos të mbetet në Myzeqe pa u punuar dhe pa marrë të mirat materiale për plotësim të nevoja rajonale, por edhe në drejtim të tregut europian. Në plotësim të kësaj ambicie në mënyrë të vazhdueshme bashkia e Fierit në kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë Armando Subashi po çelen do ditë kantiere të investimit në drejtim të sistemit kullues dhe vaditës.

E fuqizuar me një mekanikë bashkohore, bashkia e Fierit kryen me forcat e veta dhe me fondet e veta sistemin e këtij sistemi duke iu krijuar kështu mundësinë gjithë fermerëve të bashkisë së Fierit ta punojnë dhe t’i gëzohen të ardhurave në rritje.

Aktualisht Fieri pa frikë mund të cilësohet si toka e historive të suksesit të biznesit në fushën e bujqësisë dhe agropërpunimit. Në sajë të investimeve vetjake, por edhe përfitues të grandeve të dhëna nga qeveria shqiptare, sot në çdo stinë të vitit toka është e punueshme dhe me rendimente të kënaqshme. Ato kultivohen si në natyrë të hapur, por edhe në sistemin e serave.

Për herë të parë për bujqësinë fierake është shënuar arritja e madhe ndër vite ku vaditja nuk ka qenë problem për fermerët. Këto arritje janë mundësuar falë investimeve që ka bërë bashkia në bashkëpunim edhe me qeverinë qendrore. ️

Në çdo njësi administrative do të ndeshesh me iniciativa të suksesshme si në drejtim të bujqësisë, blegtorisë, rritjes dhe kultivimit të varieteteve të perimeve dhe frutave, por edhe ato të përpunimit të prodhimit shtazor.

Investimet në mënyrë të veçantë në infrastrukturën rrugore si në akset kryesore, por edhe në ato lidhëse kanë krijuar një mundësi të vlefshme për fermerët në drejtim të tregtimit të prodhimeve të tyre në tregjet rajonale, por edhe në pikat e grumbullimit të ngritura dhe që funksionojnë normalisht si në bujqësi apo blegtori. Sot fermerët dhe blegtorët fierakë janë ngritur në nivele të larta bashkëpunimi dhe me firmat në mbarë vendi./Tv Kombi/