Ballina Vendi Bashkëpunim energjetik Shqipëri-Greqi, ministrja Balluku takim me homologun grek:Do te rrisim sigurinë...

Bashkëpunim energjetik Shqipëri-Greqi, ministrja Balluku takim me homologun grek:Do te rrisim sigurinë energjetike

1

 Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me homologun grek Kostas Skrekas, me të cilin diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve sa i takon sektorit energjetik, rritjes se sigurisë energjetike dhe një sërë projektesh të përbashkëta.

“Si Shqipëria dhe Greqia, është e nevojshëm të shkojnë drejt burimeve të gjelbërta. Diçka tjetër që diskutuam në detaje, është fakti që të dyja vendet kanë vendosur të investojmë në gazifikimin e terminaleve tona. Kemi diskutuar rreth portit të lundrueshëm në Vlorë. Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm, kemi adresimin e operatorit të transmetimit në kompani në që ofron sot shërbimet rajonale dhe që përbëhet nga operatori grek, italian dhe bullgar. Është i rëndësishëm për sa i përket transmetimit. Do të ishte e udhës ta aderonim, kjo do të behet me aprovimin e BE.”, tha ajo në fjalën e saj gjatë konferencës së përbashkët.

Ministri grek tha se ky bashkëpunim ka për qëllim që dy vendet të jenë konkurrente për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Ai tha se së shpejti do të realizohet edhe një memorandum.”Dua të falënderoj mikeshën time Belinda. jemi takuar para pak muajsh në Athinë dhe atje më drejtoi një ftesë dhe ndaj jemi këtu sot bashkë. Jemi në një përudhë shumë kritike, ky sulm i papritur i Rusisë që ka shkaktuar mijëra të vdekur ka krijuar pasoja të rënda në sektorin e energjisë së Evropës. Çmimet janë ngritur sot dhe kërcënojnë të gjitha familjet. Pra kjo vizitë është shumë e rëndësishëm, sepse ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit Shqipëri-Greqi. Ne duam të mbrojë sigurinë e vendeve tona, si edhe të jemi konkurrentë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike. Tani dy vendet bashkëpunojnë në këtë sektor. Pala greke do të materializojë funksionalitetin e tregut të ri në Shqipëri. Kjo do t’i jap mundësi Shqipërisë të integrohet në tregun e evropian.  Ne propozuam edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në qendrën rajonale të sigurisë, aty ku aksionerët janë Greqia, Italia, bulgaria, tani duam të marrë pjesë edhe Shqipëria.Ne duam të realizojmë edhe një memorandum mes dy vende. Jemi në 400 mgv, por duam që të trefishohet. Ne verën e kaluar jemi mbështetur sa i përket energjisë te Shqipëria.”, tha ai. 

Një takim me ministrin grek Kostas Skrekas ka zhvilluar edhe kryeministri i vendit Edi Rama.“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri.”, shkruan ai.