Nga Fieri Lulzim Basha tha se opozita ka luftuar per hapjen e negociatave, pasi perparimet konkrete jane bere qe ne 8 vitet e qeverisjes se saj. Por sipas shefit te opozites, Edi Rama eshte pengesa per Shqiperine ne BE. Basha tha se kauza tre mujore e opozites eshte nje beteje e qarte per standartet evropiane e prandaj shqiptaret, te majte e te djathte jane bashkuar rreth saj. Kjo sipas Bashes arrihet vetem me permbushjen e kushtit te panegociueshem te largimit te Edi Rames e krijimit te nje qeverie tranzitore.