Banoret e zones Patos fshat kane protestuar kunder mbylljes se Qendres shendetesore, ne zonen e tyre. Per shkak te amortizimit te saj, duke qene jashte kushteve teknike, ajo eshte mbyllur nga Drejtoria e Shendetit publik Fier. Sherbimi per banoret eshte transferuar ne qendrat shendetesore me te aferta te njesise Administrative Portez. Nderkohe mesohet se eshte duke u proceduar per ndertimin e nje qendre te re shendetesore dhe nje gje e tille konfirmohet edhe nga Bashkia Fier.