Ballina Vendi Balla takon Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou!Në fokus bashkëpunimi ekonomik mes dy...

Balla takon Ambasadoren e Greqisë, Sophia Philippidou!Në fokus bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve!

1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla priti sot në nje takim në Kryesinë e Kuvendit Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri zonjën Sophia Philippidou. Gjatë takimit Balla dhe ambasadorja Philippidou diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. “Kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare. Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona”, shkruan Balla. Sipas Ballës Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të shfrytëzojnë bashkëpunimin ndërkufitar mes bashkive në projekte të përbashkëta.

Postimi i plotë i Taulant Ballës: 🇦🇱🤝🇬🇷 Kuvend🏛📍Mirëprita sot në Kuvendin e Shqipërisë Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri zonjën Sophia Philippidou. Kemi ngritur në një nivel të ri bashkëpunimin mes dy parlamenteve, duke synuar një intensifikim edhe në nivel komisionesh parlamentare. Është me rëndësi që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit. Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të shfrytëzojnë bashkëpunimin ndërkufitar mes bashkive në projekte të përbashkëta.