Drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla gjatë një takimi nga Topoja e Fierit deklaroi se Non-Grata i madh Sali Berisha ka një hall që ne nuk ja zgjidhim dot, sepse halli i tij është drejtësia. Në fjalën e tij Balla tha se në Bashkinë Fier janë bërë punë shumë të mëdha dhe se puna për transformimin e Fierit nul do ndalet asnjl ditë.
“Banorët e Topojës kërkojnë prej nesh rrugët, ujin e pijshëm, kanalet vaditëse, furnizim të pandërprerë me energji elektrike, qëndra shëndetësore, shkolla, transportin publik. Këto janë ato çka banorët kërkojnë dhe ne jemi munduar që të gjitha këto t’ua plotësojmë. Vetëm këtë vit me buxhetin e bashkive do të shtrohen me asfalt rregh 30 km rrugë.
10 vjet e ka patur Bashkinë Partia Demokratike por as një kilometër rrugë nuk u shtrua. Partia Socialiste krahasohet vetëm me veten, jo me të tjerët sepse duhet të shohim se ku jemi dhe çfarë të bëjmë më mirë. Ne jemi çdo ditë në terren me njerëzit për të biseduar me ta, por Non-Grata i madh ka një hall që ne nuk ja zgjidhim dot sepse halli i tij është drejtësia.
Ju vetë e patë që sapo doli një provë e re e pakontestueshme se si ishin dhënë urdhrat më 21 Janar 2011 për të qëlluar në trupat e protestuesve, dhe çfarë bëri, sapo doli kjo provë e re, u mundua të heqë vëmendjen nga kjo çështje dhe duhetj të shkohej në një çështje tjetër.
Në Shqipëri 6 vite më parë vjen një drejtues i një agjensie ligjzbatuese amerikane i cili merr kontakte me autoritetet shtetërore shqiptare me të gjithë pothuajse me Kryeministër, President, me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, ku Kryeminstri i kërkon se si kompania e lufton korrupsionin dhe çfarë eksperiencash ne mund të marrim. Pas 6-7 vitesh ky njeri ngatërrohet në disa halle të tjera dhe bie ndesh me drejtësinë Amerikane por për ne nuk ka asnjë lidhje me çfare ka qenë, çfarë është apo ka bërë ky njeri tani.
Qëllimi ynë është që mè në fund Reforma në Drejtësi ka mbështetjen e të gjithëve, pasi pa Partinë Socialiste kjo reformë nuk do të ishte bërë. Ne presim që ajo thirrje e Shkëlzen Berishës për t’u marrë në pyetje për Gërdecin të vijojë edhe me të tjerë. Sipas Ballës objektivi kryesor si i qeverisë qoftë qendrore apo vendore është shndërrimi i bregdetit të Fierit në fuqinë transformuese ekonomike të gjithë bashkisë së Fierit, “Shqipëria arriti ta mbyllte vitin 2022 me plot 550 milionë dollar eksport e kemi gjetur vitin 2013 me 4 herë më pak.
Kemi katërfishuar shifrat në bujqësi, por nuk jemi ende të kënaqur me atë që kemi arritur të bëjmë me mbështetjen e drejtpërdrejtë, ende nuk e kemi gjetur ndoshta zgjidhjen e duhur se si të arrijmë që të gjithë ata që plotësojnë ato kritere për të përfituar nga skema e tavanit, por kemi shumë nga ata që i kanë plotësuar kriteret dhe nuk e kanë marrë dot, dhe duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër sepse në fund të fundit ne jemi socialistë dhe ne duhet të marrim të gjithë nga pak, dhe ne jemi duke e vazhduar dhe duhet t’i japim një zgjidhje këtë vit me këtë skemë të vitit 2023.
Sikurse reforma që kemi arritur të bëjmë me energjinë elektrike. Dikur po të ishe me Partinë Demokratike nuk paguaje faturë të energjisë elektrike, paguante energji elektrike vetëm kush ishte me Partinë Socialiste. Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë mbyllur, nuk votojnë më shqiptarët as Saliun dhe as Ilirin, nuk mund të bëjmë më dhëndër as Saliun e as Ilir Metën.
I kanë bërë më sa i ka dashë qejfi, 2 herë president Saliu dy herë kryeministër, dhe pastaj Ilir Meta që i bëri të gjitha, por nuk mund të vijnë më këta dhe ne duhet t’i bëjmë që mos të marrin asnjë votë se këtu i kemi parë ne se si dalin ata, sepse 14 Maji është goditja përfundimtare që ne duhet t’u japim atyre”, tha Balla. Balla gjatë fjalës së tij ka komentuar dhe situarën politike, duke theksuar se opozita duhet të ketë tri gjëra, një udhëheqës një lidërship, një ekip dhe një program të mirë por këta nuk kanë udhëheqës.
“Ne kemi Edi Ramën, është garancia e një udhëheqësije të fortë të Shqipërisë, dhe të gjithë e dimë fare mirë se si përfaqësohet sot Shqipëria në arenën ndërkombëtare falë politikës së Edi Ramës./Tv Kombi/