Ballina Vendi Balla në Kuvend: Gati për debat për çmimet, por direkt me popullin...

Balla në Kuvend: Gati për debat për çmimet, por direkt me popullin jo me ‘nongratat

1

Rritja e çmimeve ka prekur gjithë botën Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Sociaiste Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se shumica nuk ka asnjë merak të zhvillojë debat më këdo për gjithçka, por për çështje çmimesh, Balla theksoi se shumica parlamentare e ka të pamundur të bëjë debat me ‘nongratat’. “Keni prej ditës së parë që keni hedhur gurin, por nuk keni fshehur as dorën. Ska asnjë dyshim që ne duam në çdo moment të bëjmë debat, por debatin duam ta bëjmë direkt me ata që preken nga pasjat e kësaj lufte dhe që janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, ku dhe tani që flasim kryeministri Rama është duke zhvilluar një takim me qytetarët e prekur. Sa për Saliun tuja që nuk e ka ditur kurrë sa është çmimi i naftës, sepse nuk e ka paguar kurrë nga xhepi i vet çmimin e naftës, ju lutem na e kurseni këtë lloj pisllëku që mundoheni të bëni këëtu në këtë sallë”, tha Balla. Sa i përket rritjes së çmimeve, Balla tha se kjo është çështje që ka prekur gjithë Europën dhe mbarë botën. “Është një mjet presini politik që Rusia po përdor çmimet duke ndaluar eksportet dhe këtë e dinë shumë mirë të gjithë. Turpi më i madh është që asnjë vend tjetër në Europë që opzita se një pjesë e saj të përdrë këtë moment kaq kritik për Europën për hesape politike. Ju vazhdoni, shkoni dhe në protest ditën e shtunë, vazhdoni ngarkoni kamiona dhe autbuza për të sjellë me mbetjet e non gratave për tju bashkuar një protestave. Sa kohë Sali Berisha dhe televizioni I të birit të Saliut dhe televizionet e Vladimir Putin ti bëjnë jehonë protestave që ju organizoni mbajini me shëndet, ndërkhë që Parlamenti është I detyruar të vijojë punën e tij me të gjitha çështjet që janë planifikuar në rendin e ditës së kësaj seance”, deklaroi Balla.