Ballina Vendi Balla në Athinë: Lufta në Ukrainë imponon përshpejtimin e zgjerimit të BE-së...

Balla në Athinë: Lufta në Ukrainë imponon përshpejtimin e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor

1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të vizitës zyrtare në Greqi, është takuar sot me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Ndryshimit, Michael Katrinis. Balla shprehet se ndër vite kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Lëvizjen për Ndryshim si dhe ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të thellohen edhe në bashkëpunimin mes dy parlamenteve. “Ne kemi patur ndër vite dhe vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Lëvizjen për Ndryshim. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve”, shprehet Balla. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Takim me Michael Katrinis, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes së Ndryshimit Ne kemi patur ndër vite dhe vazhdojmë të kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Lëvizjen për Ndryshim. Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve. Konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.