Ballina Vendi Balla i përgjigjet Alibeajt: I kemi numrat për Presidentin, por nuk duam...

Balla i përgjigjet Alibeajt: I kemi numrat për Presidentin, por nuk duam të shkojë dëm përpjekja për konsensus

1

Taulant Balla në një deklaratë për mediet i është përgjigjur kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. më herët, Alibeaj për gazetarët u shpreh se opozita është e gatshme të zbatojë marrëveshjen e arritur me PS-në  deri në sekondat e fundit të skadimit të kësaj marrëveshje.

Balla nga ana tjetër refuzon të pranojë se është maxhoranca ajo që e ka shkelur marrëveshjen, ashtu siç e akuzon opozita. Në fjalën e tij, Balla tha se PS deri të dielën (në raundin e tretë për Presidentin) nuk do të propozojë asnjë emër. Ai theksoi edhe një herë kriterin kryesor që PS ka për zgjedhjen e Presidentit të ri, mos jetë si Ilir Meta.

Balla: Mendoj që kemi thënë që ditën e parë, të vetmin kusht ose kriter që PS ka artikuluar, ka qenë që Shqipëria në mandatin e ri të Presidentin, duhet të ketë një President/e krejtësisht të ndryshëm nga Ilir Meta. në rast se ne do të kemi një President përsëri të kësaj forme nuk i bëjnë mirë vendit. Shqipëria meriton një President që të jetë realisht mbi palët. Unë mendoj që të gjitha palët duhet ta shohin me përgjegjësi këtë proces. Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që o pranohet o rrëzohet, është rrëzuar ajo  letë. Kemi rëndë dakord me një pjesë të asaj fryme. Ne do t’i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje, nuk do të propozojmë emër deri të dielën.   Ditët e mbetura duhet të përdoren me përgjegjësi. Asnjëra nga palët nuk po merr pjesë në proces për shkak të respektit të palës tjetër, pro për shkak të përgjegjësisë.

Opozita u shpreh se PS nuk i ka numrat për ta zgjedhur e vetme Presidentin. Balla e hodhi poshtë këtë deklaratë, duke thënë se mazhoranca i ka numrat por nuk do të çojë dëm përpjekjet për konsensus.

Balla: PS jo vetëm që ka legjitimitetin, jo vetëm që i ka numrat por ne do të vazhdojmë që të punojmë që të sigurojmë më shumë se sa votat që kemi të dhëna nga shqiptarët. 74 ka grupi i PS, pastaj me radhë edhe grupet e tjera. Unë kam komunikuar me dy grupet  tjera të opozitës me të cilët do të vazhdojmë edhe ditët e tjera. Alibeaj e ka shumë gabim që PS nuk e ka legjitimitetin. I kemi numrat dhe unë do doja që mos shkojë dëm gjithë kjo përpjekje për konsensus. Nëse nuk do të ushtrohet kjo e drejtë nga opozita, ne do të ushtrojmë të drejtën tonë për të votuar.