Ballina Vendi Balla dhe Subashi në kompleksin përpunimit të mishit “Semanjaku” në bashkinë e...

Balla dhe Subashi në kompleksin përpunimit të mishit “Semanjaku” në bashkinë e Fierit. Qeveria mbështet blegtorët për rritjen e numrit të krerëve të bagëtive.

2

Kompleksi i përpunimit të mishit “Semanjaku” në bashkinë e Fierit është një investim sipas standardeve më të mira europiane. Aktualisht ky është një investim me një cikël të mbyllur prodhimi duke u cilësuar si një nga investimet më të mëdha në këtë fushë në Shqipëri.

Gjatë një vizite në këtë kompleks të deputetit Tulant Balla dhe kryetarit të bashkisë Armando Subashi, ata janë njohur me risitë që ofrohen e nisur me një teknologji bashkëkohore dhe me standarde të arrira në drejtim e përpunimit të mishit.

Në këtë kompleks funskionojnë tre linja të therjeve të viçave, të qengjave dhe të derrave. Për ato janë ngritur dhe pikat e veçanta të grumbullimit sipas kategorisë përpunuese. Gjatë këtij bashkëbisedimit është evidentuar fakti se nga rënia e numrit të bagëtive ka sjellë rritjen e çmimit të mishit.

Sipas Semanjakut nëse arrihet të sigurohet një mbështetje nga ana e qeverisë padyshim do të rritet interesi në drejtim të rritjes së numrit të bagëtive në sektorin e blegtorisë. Nga ana e tij Balla rikujtoi mbështetjen që qeveria shqiptare jep përmes skemës së bujqësisë dhe blegtorisë ku ai ka veçuar faktin që nga këto skema çdo blegtor që ka 100 krerë bagëti përfiton një mijë lekë të rinj mbështetje dhe nëse kanë 10 lopë përfitojnë 10 mijë lekë për çdo krerë në vit.

Përmes këtyre politikave arrin që blegtori të sigurojë 10 mijë lekë të rinj për krerë lopë në vit. Një tjetër problematikë e evidentuar në këtë bashkëbisedim dhe shqetësim i Semanjakut është humbja e dëshirës së të rinjve për të punuar si çobenjë në bagëti, ndërkohë që ata bëjnë të njëjtën punë në Greqi apo në Itali me pagesë thuaj sa të kësaj që ai paguan të punësuarit e tij në këtë fermë.

“Janë dhjetë çobenjë, ka treguar Semanjaku, të cilët paguhen me një page të kënaqshme, konkurrente me atë të Greqisë dhe Italisë, por sërish ky mbetet shqetësim.” Nga ana e tij Balla ka kërkuar që në kuadrin e rritjes së pagës minimale dhe bizneset duhet të rishikojnë pagesat në mënyrë që të stimulohet punësimi i tyre në fermat shqiptare.

Sipas tij kush ka punuar çoban në Greqi duhet të kthehet në Shqipëri pasi ka më shumë leverdi këtu sesa në emigracion. Aktualisht në kompleksin “Semanjaku” prodhohen lloje të ndryshme të sallamerisë të cilët janë një vulë me vlerë të produkteve bio në tregun shqiptar./Tv Kombi/