Ballina Vendi Balla: Bujqësia motor i zhvillimit të Fierit. Saliu shqetësohet për hallet e...

Balla: Bujqësia motor i zhvillimit të Fierit. Saliu shqetësohet për hallet e veta, 21 janarin dhe Gerdecin

2

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Fier Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Armando Subashi kanë zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorë të Dermenasit. Balla në fjalën e tij është shprehur se bujqësia është motori i zhvillimit të zonës së Fierit ku ka nënvizuar se këtë vit eksportet kanë arritur 550 mln dollarë, ndryshe nga kur qeveriste PD e cila nuk kishte as një lloj qasje në raport me fshatin.

“Bujqësia është një nga elementët kryesore të zhvillimit të kësaj zone. Qeveria Saliut nuk kishte as një lloj qasje në raport me fshatin. Ne e dimë fare mirë që fshati ka më shumë problematika sesa qyteti. Puna që po bëhet sot për bujqësisë eshtë një nga transformimet më të mëdha pasi kemi vajtur në 550 mln dollarë eksporte. Deri para pak vitesh ne ishim vetëm importues, nuk eksportonim asgjë.

Në gjithë bujqësinë tonë deri në vitin 2013 ishte 120mln dollarë eksport ndërsa sot janë 550 mln dollarë, që do të thotë që kemi arritur të rritemi me katër herë dhe do të vijojmë të rritemi”, tha Balla. Balla gjithashtu theksoi se qytetarët duhet ta peshojnë mirë votën e tyre, pasi ata e kanë parë kur qeveriste Saliu i cili shqetësohet vetëm për hallet e veta, 21 janari dhe Gerdeci.

“Kjo është një zonë që i’a ka dhënë votën Saliut dhe çfarë bëri Saliu, asgjë. Ka marrē votën, ka parë hallet e veta dhe mendoj që njerëzit duhet ta peshojnë fort votën e tyre. Më 14 maj vota për Partinë Socialiste është votë për të diskutuar për çështjet që vërtetë shqetësojnë qytetarët.

E keni parë çfarë opozite kemi ne që në vend që të shqetësohet për hallet e njerëzve qan hallin e një amerikani që ka probleme me shtetin e vet, por ju e dini qē kjo nuk është arsyeja e vërtetë, pasi e vërteta është Gërdeci dhe 21 Janari.

Tani qē drejtēsia e re po bën punën dhe po heton ato që duheshin hetuar me kohë ata thonë që do organizojnë një protestë të madhe. Ka ikur koha kur Saliu e merte peng edhe parlamentin edhe Shqipërinë. Sot të gjithë e kanē kuptuar që nuk mund të jetë më në krye të opozitës Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy njerëz që me SHBA duket se i kanë mbyllur punët me kohë.

Partia Socialiste e ka vendosur Shqipërinē në rrugën e duhur, mund të kishim ecur më shpejt, por mos të harrojmë ku e nisëm në vitin 2013 dhe ku jemi sot dhe ndaj ne na duhet Edi Rama në krye të qeverisë. Saliu dhe Ilir Mera i kanë mbaruat orët e punës me Shqipërinë, u ka dhënë Shqipëria çfarë kanë dashur ata President, Kryeministër, Kryetar Parlamenti të gjitha. Ndaj jam i bindur që ne do të fitojmë edhe mandatin e katërt në 2025”, tha Balla./Tv Kombi/