Ballina Vendi Bajram Begaj betohet si President i Republikës.

Bajram Begaj betohet si President i Republikës.

1

Tiranë Bajram Begaj u betua si President i Republikës në Kuvendin e Shqipërisë. Begaj u shoqërua në Kuvend nga bashkëshortja dhe dy djemtë ndërsa u prit nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Në seancë ishin të pranishëm disa deputetë nga opozita, ndërsa mungoi grupi i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës.

Ish-gjeneralmajori ishte propozim i Partisë Socialiste dhe mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë së seancën parlamentare të 4 qershorit 2022 me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Bajram Begaj: është nder për mua që t’i drejtohem Kuvendit si President. Faleminderit për besimin. Më rëndon përfaqësia e unitetit kombëtar dhe aspiratave të qytetarëve. Kjo përgjegjësi vjen në një moment historik për vendin tonë. Shqipëria Europiane, sot premti, nesër realitet, është testamenti i historisë dhe bekimi i së ardhmes. Jemi ulur në tryezën e dialogur për të prodhuar denjësinë si shtet. Unë e njoh, e mbështes dhe respektoj punën e qeverisë. E njoh, e mbështes opozitën dhe vlerat. Por do të doja të mos kishte konflikt para bashkëpunimit. Do kryej mision mbi palët, por nuk do qëndroj neoutral ndaj asnjërit që vendos interesat personale para kombit tonë. Të largohemi nga politika e konfrontimit, e me vendosmëri të garantojmë shtetin e së drejtës për një të ardhme siç e meritojnë qytetarët. Të luftojmë për të rigjetur vlerat e humbura dhe forcimin e atyre që kemi ndërtuar. Le të punojmë njëkohësisht. Në një det të trazuar duet unitet. Të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.