Ballina Vendi Babai monstër në Kavajë, abuzon sek’sualisht me vajzat e mitura: E sheh...

Babai monstër në Kavajë, abuzon sek’sualisht me vajzat e mitura: E sheh si po lëpihem, dua të të puth!

4

Kavajë – Një burrë në Kavajë, 40 vjeç, e kishte kthyer jetën e tij në qëllim të shuarjes së epsheve perverse duke abuzuar seksualisht sa me vajzat e tij të mitura, po aq edhe me të tjera përreth.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, zbardhën se F.M., 40 vjeç me banim në Kavajë, ka abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura.

“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe”, tha policia.

Babai monstër, jo vetëm ka përdhunuar dhe dhunuar vajzat e tij, por ai të njëjtën gjë ka bërë dhe me vajzat e tjera.

Një vajzë e infiltruar nga emision televiziv në Abc, u shtir sikur po pranonte të takohej me pedofilie dhe doli para tij. Sapo ulen në tavolinë, në kafe, ai kërkon menjëherë që të kryejnë marrdhënie.

“Mua më pëlqen shumë, je shumë e bukur, shumë elegante, miss je. Jeta nuk ka kuptim pa femra. Çdo gjë i ka femra.

Je shumë simpatike, je shumë e ëmbël dhe po më pëlqen, e shikon si po lëpihem, dua të të puth.

Duhet që në shtrat të jesh një femër tërheqëse, ti po më tërheq mua që këtu. Mish do hyj, mish do dal, por do të bëj unë ty që të kesh ndenja. Të marr në krah unë ty tani e të çoj në hotel, rrimë në darkë”, thotë babai monstër, pa e ditur që po filmohet.

Vajza 17 vjeçare rrëfeu historinë e saj

Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllain dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë. Sipas saj sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq, dhe të bëjë veprime të turpshme. Sipas të resë ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai monstër ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël. 17-vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundrazi vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të.

Më thoshte ti nuk ke pse bën kështu. Më thoshte që çdo baba e bën këtë gjë me vajzën e vet. I thoja jo largohu. Deri para një viti e gjysmë nuk kam folur me askënd. Në atë kohë i kam thënë mamasë. Deri në moshën 16 vjeçe nuk i kam thënë mamit. Edhe mami nuk është ndonjë figurë. Ajo është shumë e ftohtë si për mua dhe për motrën. Në atë moment kur po shkonim për shtëpi po më fliste ashpër. Ai rrinte në Greqi dhe unë nuk i shkruaja. Ajo më thoshte pse nuk e merr babin tënd. I thoja e di çfarë më ka bërë mua ai. Ia shpjegoj të gjitha. Nuk u prek. Vetëm më thoshte pse nuk ma ke thënë mua. Kur shkuan në shtëpi e pyeti dhe motrën dhe i thotë edhe motrat të njëjta gjëra. Ai e mohoi”, tregoi ajo.

Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues dhe tragjik, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale ushtronte dhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje. Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera.