Ballina Bota Babai i Macron shpërthen ndaj francezve:Janë mosmirënjohës ndaj djalit tim..

    Babai i Macron shpërthen ndaj francezve:Janë mosmirënjohës ndaj djalit tim..

    1

    Jean-Michel Macron theksoi se megjithëse nuk pajtohet me djalin e tij 100%, ai ka admirim të madh për mënyrën sesi ai qeveris vendin. Kjo pasi sipas tij, i biri e përballoi me shumë guxim pandeminë Covid dhe luftën në Ukrainë.

    Për djalin e tij, i cili sipas të gjitha sondazheve është favorit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, babai i presidentit francez, Emanuel Macron, ka admirim të madh. Ndërsa për francezët, ai thotë se janë mosmirënjohës ndaj Macron.

    Në një intervistë të botuar sot në gazetën franceze “L’Est Républicain”, Jean-Michel Macron, babai i presidentit liberal të Republikës Franceze tha se është i sigurt se Macron do të marrë një mandat të dytë.


    “Unë mendoj se duhet të kesh shumë guxim për të sunduar Francën dhe mendoj se francezët janë shumë mosmirënjohës ndaj djalit tim, por kjo nuk është asgjë e re. Unë miratoj 90% të punës së qeverisë së djalit tim. Asnjëherë nuk jemi dakord 100%,”-,“-tha Jean-Michel Macron, një neurolog në pension.

    Jean-Michel Macron shtoi se djali i tij po vazhdonte bisedimet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke vepruar si “ndërmjetësues” që nga fillimi i krizës, madje shtoi se për këto arsye nuk e sheh shpesh pasi orari i tij është shumë i ngjeshur.