Ballina Lajme  Babai dhunon fizikisht vajzën, vëllai ndërhyn për të shpëtuar motrën

 Babai dhunon fizikisht vajzën, vëllai ndërhyn për të shpëtuar motrën

1

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në një familje në fshatin Zall Lusen në Kukës.

Babai shtetasi me inicialet E. P., 56-vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me mjete të forta vajzën e tij 19 vjeçe, për motive të dobëta. Më pas, djali 17 vjeç ka ndërhyrë dhe e ka goditur me mjete të forta babanë e tij, për të parandaluar dhunën ndaj motrës.

Si rrjedhojë ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar 56 vjeçarin, i cili akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim edhe 17-vjeçari, i cili dhunoi babanë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, oficerët e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një karikator me 30 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.