Ballina Lajme Avokati në Elbasan mashtron klientin dhe i merr 4200 euro

Avokati në Elbasan mashtron klientin dhe i merr 4200 euro

0

Një avokat është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka mashtruar klienten e tij, duke përfituar shuma parash.

Mësohet se avokati Gëzim Kovaçi, 51 vjeç, i ka marrë 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe i nuk kryer detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë.

Kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë Kovaçin për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore, një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese, dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.