Ballina Vendi Avioni i rrëzuar në Kroaci, asnjë i mbijetuar në bord

Avioni i rrëzuar në Kroaci, asnjë i mbijetuar në bord

1

Të katër pasagjerët që ishin në avionin e rrëzuar në Kroaci janë gjetur të vdekur. Mbetjet e avionit që doli nga radarët një ditë më parë në Kroaci janë gjetur dhe autoritetet kroate kanë njoftuar se 4 anëtarët e bordit kanë ndërruar jetë.

Ndërsa policia ka nisur një hetim për shkaqet dhe rrethanat aksidentit ajror. Kreu i ekipeve të mbrojtjes civile, Damir Trut, tha se “Sapo avioni u vu re nga lart (me drone), ekipet e kërkimit shkuan në skenë. Fatkeqësisht, është konfirmuar se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.”

Televizioni i Shtetit HRT tha se ata përfshinin një qytetar zviceran, dy gjermanë dhe një qytetar kroat. Avioni humbi të dielën pasi u largua nga porti i Detit Adriatik i Splitit drejt Gjermanisë.