Ballina Bota Autoritetet në alarm në Greqi/ Zbulohen katër raste të reja të fëmijëve...

    Autoritetet në alarm në Greqi/ Zbulohen katër raste të reja të fëmijëve me hepatit akut

    1

    GREQI- Autoritetet në Greqi janë vënë në alarm pasi katër raste të reja të fëmijëve me hepatit akutjanë konstatuar katër raste të reja të fëmijëve me hepatit akut.

    33 vende te botës kanë konfirmuar 650 raste të ngjashme me hepatitin akut te fëmijët.

    Sipas Proto thema, në Greqi në pesëmbëdhjetë ditëve të fundit janë evidentuar katër raste të reja fëmijësh, të cilët dyshohet se mund të jenë të prekur nga hepatiti akut sipas simptomave të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë .

    Një nga rastet është një fëmijë rreth 4-5 vjeç, të cilit i janë zverdhur sytë dhe lëkura. Sipas OBSH kjo është një nga simptomat e hepatitit akut. Fëmija është shtruar në spital, gjendja e tij klinike dhe laboratorike po përmirësohet.

    Tre fëmijët e tjerë, të moshës 12, 6 dhe 5 vjeç, kishin simptoma gastrointestinale dhe rritje të transaminazave, gjë që u zbulua pas një analize laboratorike. Të gjithë fëmijët janë trajtuar, përmirësuar dhe kanë dalë nga spitali në gjendje të mirë.

    Shenjat e para të cilat tregojnë se fëmija është prekur nga hepatiti akut janë te vjellat, temperatura, diarreja dhe mungesa e oreksit, depulesa po ashtu, por ajo që e bën më të rëndë situatën është kur shfaqet zverdhja e syve dhe e lëkurës. Aty tregohet se ka filluar mosfunksionimi i mëlçisë dhe këtu fillon alerti për prindërit por dhe për stafin mjekësor.

    Rastet në Greqi duhet të vënë në gatishmëri edhe autoritetet shëndetësore në Shqipëri.