Ballina Vendi Autobusi u përplas me makinën dhe përfundoi në Lanë, disa qytetarë te...

Autobusi u përplas me makinën dhe përfundoi në Lanë, disa qytetarë te plagosur. Reagon policia

1

Një aksident i frikshëm ndodhi në orët e para të mbrëmjes në Tiranë.

Një autobus u përplas me një mjet dhe përfundoi në lumin Lanë.

Për pasojë disa qytetarë kanë përfunduar në spital.

Policia saktëson se ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në afërsi të kinema ‘Agimi’. Si pasojë e përplasjes së një autobusi me një automjet drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në lumin Lanë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit