Ballina Lajme Autobusi përplas 39-vjeçarin në Tiranë, po lëvizte me biçikletë

Autobusi përplas 39-vjeçarin në Tiranë, po lëvizte me biçikletë

1

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se autobusi ka përplasur një 39-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Dibrës në kryeqytet. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.09.2022, në Rrugën e Dibrës, shtetasi I. M., duke drejtuar mjetin tip autobus ka aksidentuar biçiklistin shtetasin E. C., 39 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi E. C. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al