Ballina Bota Aksident i rëndë/Autobusi me pasagjerë bie nga ura,shënohen 30 viktima

    Aksident i rëndë/Autobusi me pasagjerë bie nga ura,shënohen 30 viktima

    1

    Një aksident i rëndë me të paktën 30 viktima ka ndodhur në Kenia, ku një autobus ka rënë nga ura dhe është fundosur në lumë.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur përgjatë autostradës që lidh Meru-në me Nairobi-n dhe sipas njoftimit të policisë shkak i aksidentit duhet të jetë një dekfet në frena sepse autobusi ishte me shpejtësi të madhe kur ndodhi aksidenti.

    Zyrtari i lartë i policisë Rono Bunei, ka bërë me dije se numri i viktimave këtë mëngjes arriti në 30 nga 24 që ishte gjatë natës, ndërsa pasagjerët e tjerë janë shtruar në spital si pasojë e lëndimeve dhe plagëve të marra