Ballina Vendi Athinë/ Balla takim me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve: Prioritetet kryesor në...

Athinë/ Balla takim me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve: Prioritetet kryesor në marrëdhëniet mes dy vendeve mbetet bashkëpunimi ekonomik

1

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në vijim të vizitës zyrtare në Greqi, ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis. Balla theksoi gjatë se një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet mes dy vendeve mbetet bashkëpunimi ekonomik si dhe bashkëpunimi i dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe turizmit. “Është momenti që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit”, shprehet Balla. Postimi i plotë i Taulant Ballës: Takim me Adonis Georgiadis, Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve Është momenti që të thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe duhet të jetë një nga prioritetet kryesore në marrëdhëniet tona. Të dy vendet mund të bëjnë më shumë në disa fusha si në bashkëpunimin e dhomave të tregtisë në fushën e investimeve, energjisë dhe sidomos turizmit. Bashkimi Europian ka shumë projekte për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të dy vendet duhet të jenë vigjilentë për t’i shfrytëzuar këto prtojekte si në fushën e energjisë, interkonjeksionit etj