Ballina Rajoni Athina po “digjet”! Banorët braktisin shtëpitë, evakuohen nga spitali 36 fëmijë

Athina po “digjet”! Banorët braktisin shtëpitë, evakuohen nga spitali 36 fëmijë

1

Flakë të mëdha kanë përfshirë kryeqytetin grek, Athinë.

Deri në këto momente nga flakët janë përfshirë disa makina në zonën e Pedelit. Ndërkohë i rrezikuar është edhe spitali i fëmijëve në zonën periferike të qytetit, nga ku janë evakuuar 36 fëmijë dhe 16 mjekë.

Mbrojtja civile njoftoi banorët e zonës Pedeli te largohen nga banesat e tyre.

Ndërkohë zjarre të shumtë regjistrohen në Greqi në mjaft zona dhe ishuj të saj.

Zjarret ndihmohen nga temperaturat e larta dhe moti i thatë.